Peja me reduktime të ashpra të rrymës Foto: Ilustrim

Peja me reduktime të ashpra të rrymës

17 janar 2018 09:14

Ditëve të fundit zhurma shurdhuese e gjeneratorëve rrugëve të Pejës sërish është kthyer.

Në trotuaret, oborret dhe para e prapa lokaleve janë nxjerrë prapë këta prodhues të energjisë elektrike. Qytetarët dhe pronarët e lokaleve nuk kanë informacione pse po ndodh sërish ky reduktim i rrymës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Qe disa ditë prapë u dashtë me e nxjerrë agregatin jashtë. Nuk e dimë se çka po ndodh e as nuk na ka lajmërua kush pse këto reduktime tash”, ankohet Agim M., pronar i një lokali në qytet.

Edhe qytetarët ankohen për mungesën e rrymës dhe për zhurmën prej gjeneratorëve nëpër rrugë si shkak i reduktimeve që po zbatohen nga KEDS-i gjatë 24 orëve në tërë qytetin dhe në lagjet e Pejës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme