Komuna e Pejës s’e përligj vendimin e vet për tabelat me ndryshime Foto: Koha / ilustrim

Komuna e Pejës s’e përligj vendimin e vet për tabelat me ndryshime

17 janar 2018 08:42

Ishte pritur 2 vjet që të përfundonte në Kuvendin Komunal dokumenti me plotësime dhe ndryshime emërtimesh të rrugëve, rrugicave dhe vendeve publike në Komunën e Pejës.

Por edhe pas miratimit të tij në korrikun e vitit të kaluar, në praktikë ende nuk vërehet se ka nisur të zbatohet lista me rrugët e emërtuara në fshatra dhe në qytet, që kanë pësuar ndryshime dhe plotësime në emërtime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky proces i emërtimit të rrugëve dhe shesheve, si dhe përmirësimi në emërtim të disa rrugëve,ishte zhvilluar sërish që nga muaji prill i vitit 2015 e deri në verën e vitit 2017, pas kërkesave të komuniteteve dhe vërejtjeve të Agjencisë Kadastrale, që e kishin detyruar Komisionin për emërtimin e rrugëve që t’i trajtonte të gjitha ato kërkesa dhe ankesa.

Megjithëse ishte pritur në vitin 2016 që ky proces të përfundonte nuk ka ndodhur ende, edhe pasi ky dokument është miratuar nga Kuvendi Komunal në seancën e muajit korrik të vitit 2017. Megjithëse listat me rrugët dhe sheshet e emërtuara dhe të plotësuara kanë kaluar në Kuvend prej 6 muajsh, Komuna ende nuk ka nisur zbatimin e tyre në terren me vendosjen e tabelave në rrugët e emërtuara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme