Tahiri kërkon llogari nga KEDS-i për ndaljen e rrymës në Vushtrri

Tahiri kërkon llogari nga KEDS-i për ndaljen e rrymës në Vushtrri

16 janar 2018 14:20

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i shqetësuar me reduktimet e energjisë në këtë komunë i ka shkruar letër zyrtarëve të KEDS-it.

“Komuna e Vushtrrisë me ditë të tëra është duke u ballafaquar me mungesën e energjisë elektrike si në qytet ashtu edhe në disa fshatra. Ankesat e shumta të qytetarëve në adresë të Kryetarit të komunës janë po thuaja se të çdoditshme pasi që në jetën e tyre të përditshme mungesa e energjisë elektrike iu krijon probleme dhe vështirësi të shumta sidomos në ushtrimin e veprimtarive biznesore”, thuhet në letrën e Tahirit.

“Pres që KEDS të sillet me përgjegjësi brenda kuadrit ligjor në ofrimin e shërbimit për qytetarët që paguajnë rregullisht energjinë elektrike” ka thënë kryetari i Vushtrrisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme