Vetëvendosje merr kryesimin edhe të Kuvendit Komunal

Vetëvendosje merr kryesimin edhe të Kuvendit Komunal

16 janar 2018 11:03

Artan Abrashi i LVV-së, të hënën, është zgjedhur kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Nga 41 këshilltarët që kanë votuar, Abrashi ka marrë 22 vota derisa kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Skënder Sallauka i ka marrë 19, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kësisoj koalicioni i LVV-së me partitë shqiptare dhe të komuniteteve joshumicë në Prizren ka kaluar testin e parë serioz për bashkëqeverisje, duke i hapur rrugën fillimit të procesit për emërimin e drejtorëve të Ekzekutivit komunal.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas seancës ka bërë të ditur se LVV-ja do të bashkëqeverisë me LDK-në, NISMA-n dhe partitë e komuniteteve joshumicë.

Seanca e KK-së, ku pika e vetme e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryesuesit, është zhvilluar pa përplasje ndërmjet koalicionit qeverisës dhe opozitës, ndërkohë që votimi në përputhje me dispozitat ligjore është bërë në mënyrë të fshehtë, ku pas përfundimit të numërimit të votave, është konfirmuar zgjedhja e Abrashit për kryesues... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme