Arbëri

Reçaku kërkon finalizimin e Kompleksit Memorial

Është zvarritur prej 19 vjetësh projekti prej afro 3- milionësh për Kompleksin Memorial në Reçak.

Banorët kërkojnë funksionalizimin e projektit për të cilin deri tashti janë investuar vetëm 2 milionë euro , përfshirë edhe infrastrukturën e fshatit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë për finalizimin e kompleksit dhe infrastrukturës së fshatit, ashtu siç është projektuar nga ekspertët e Komunës së Shtimes, duhet të investohen edhe një milion euro nga Qeveria e Kosovës.

Deri tashti këto institucione kanë ngecur në finalizimin e këtij plani përderisa ende nuk është rregulluar rrethoja e kompleksit trotuaret, hapësirat gjelbëruese, ndriçimi publik, pastaj ngecje të tilla ka pasur edhe në infrastrukturën rrugore të fshatit, në kanalizim, ujësjellës etj.

Adem Ramadani, përfaqësues i fshatit Reçak ka thënë se është shqetësuese se prej 19 vjetësh pas masakrës së Reçakut, Kompleksi Memorial ende nuk është finalizuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)