Arbëri

Kastrati po synon të realizojë një premtim elektoral, por partnerët qeverisës s’po e përkrahin

Qëndron Kastrati, më 22 dhjetor e ka bërë betimin si kryetar i Kamenicës, por sikur edhe në disa komuna të tjera, bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, nuk kanë zgjedhur kryesuesin e as drejtorët.

Kastrati po synon që të mbajë një premtim të bërë në garën elektorale, me rastin e përzgjedhjes së drejtorëve të drejtorive, raporton KTV. Kastrati kishte premtuar që 50 për qind e drejtorive të udhëhiqen nga gratë.

Por, për një ide të tillë, janë skeptikë në AAK. 

Në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 65 të pushtetit e AAK-ja 35 % bazuar në numrin e votave të marra në rundin e parë.

Kryetari Kastrati ka pranuar se do të takohen edhe me përfaqësuesit e Aleancës Kosova e Re, për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit, derisa u mungon edhe një votë për të krijuar shumicën në asamble.