Studentët e “Haxhi Zekës” marrin vetëm 33 euro bursë

13 janar 2018 21:43

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë thonë se po neglizhohen si nga ministria, ashtu edhe nga komuna.

Ministria e Arsimit tash e katër vjet ndan vetëm 10 mijë euro për studentët të cilët kanë notë mesatare mbi 9.0, raporton KTV.

Brenda një viti, më shumë se 300 studentë arrijnë të jenë fitues të bursës, e që i bie të marrin vetëm nga 33.3 euro bursë për studentë.

Ata e konsiderojnë fyese këtë shumë, duke thënë se ky anashkalim po i demotivon. Edhe organizatat studentore thonë se studentët e këtij Universiteti janë të diskriminuar.

Rektori i Universitetit thotë kërkesa e përvitshme për rritje të buxhetit ka hasur në vesh të shurdhër

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme