Haziri e diskuton me degën e LDK-së “Programin 2018+”

Haziri e diskuton me degën e LDK-së “Programin 2018+”

13 janar 2018 15:47

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi i Kryesisë, me qëllim të diskutimit të Programit 2018+.

“Në takim u tha se Programi 2018+ për qeverisjen katër vjeçare të Komunës së Gjilanit është program i zhvillimit ekonomik lokal, i favorshëm për bizneset e vogla dhe të mesme dhe i investimeve të mëdha në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë, rini e sport, përmes të cilit do të ndodhë tregimi i madh për Gjilanin”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Gjilan.

Sipas njoftimit, Kryesia e Degës së LDK-së në Gjilan i ka dhënë mbështetje maksimale kryetarit Lutfi Haziri për fillimin e implemetimit të Programit 2018+, për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve në të gjitha aspektet.

Po ashtu, në takimin e sotëm të kryesisë së Degës, u caktua ekipi për të zhvilluar diskutimet me partitë politike në Gjilan për një qeverisje gjithëpërfshirëse në Kuvendin Komunal.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme