Objekti i një shkolle në Kamenicë s’plotëson as kushtet elementare për mësim

20 mars 2017 20:48

Ky objekt i shkollës, kulmin e ka me përbërje Sellaniti, i cili cilësohet si kancerogjen.

E këtu gjatë ditës mbi 500 nxënës frekuentojnë objektin dhe kalojnë më shumë se gjysmën e ditës, raporton KTV.

Drejtori i shkollës tregon se kulmi me rrezikshmëri të lartë për jetë, nuk është ndërruar asnjëherë, pavarësisht se të gjithë e dinë përmbajtjen kancerogjene të tij. Shkolla e vjetër “Fan Stilian Noli” në Kamenicë ka edhe një varg problemesh tjera.

Muret e objektit janë plasaritur, ndërsa tualetet janë tejet të dëmtuara.

Drejtori i Arsimit i komunës së Kamenicës, Agim Shkodra, është shprehur se vazhdimisht e kanë rinovuar objektin, por meqë është shumë i vjetër, atëherë me rishikim të buxhetit që pritet të jetë rreth muajit qershor, do të shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një objekti të ri.

Ky objekt i shkollës është ndërtuar rreth viteve të 50-a, ndërsa gjenerata e parë ka filluar mësimin në vitin shkollor 63-64.

Në këtë objekt, krahas nxënësve shqiptarë, kanë mbajtur mësim edhe ata të komunitetit serb, ndërsa ndarja e tyre është bërë në vitin 2010-2011.

Fare pranë objektit të shkollës shqipe, ekziston edhe shkolla e komunitetit serb “Desanka Maksimoviq”, për të cilën drejtori i arsimit Shkodra thotë se është nën kompetenca të Drejtorisë së Arsimit të Kamenicës dhe po ashtu edhe aty është investuar disa herë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme