Pusetat pa kapakë prej katër muajsh në Deçan Foto: Koha / ilustrim

Pusetat pa kapakë prej katër muajsh në Deçan

13 janar 2018 09:04

Në rrugën e fshatit Llukë të Deçanit, konkretisht në rrugën që çon tek vendi historik i pajtimit të gjaqeve “Verrat e Llukës”, që më tepër së katër muaj të gjitha pusetave të kanalizimit që gjenden në atë rrugë u mungojnë kapakët.

Madje, edhe ujërat e zeza janë duke rrjedhur dhe po mbulojnë rrugën, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kjo gjendje është kështu që nga muaji shtator. Ka pasur edhe dëmtime të veturave në ato puseta, e madje edhe lopët kanë rënë në to”, tregon Valmir Tetaj nga fshati Llukë e Ulët, për problemet më të cilat po përballën banorët shkaku i pusetave të pambuluara. Që nga vjeshta banorët kanë pritur që Komuna të intervenojë dhe t’i mbulojë pusetat.

“Deri tash asgjë nuk ka ndodhur. Pusetat vazhdojnë të jenë pa kapakë. Unë jam votues i AAK-së, por kur shoh gjëra të këqija, kërkoj llogari për votën që e kam dhënë”, thotë Tetaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme