Deçani e Klina përfitojnë nga 5 milionë euro për projekte

Deçani e Klina përfitojnë nga 5 milionë euro për projekte

13 janar 2018 08:32

Sikur edhe vitet e kaluara edhe këtë vit komunat e Rajonit të Pejës i janë drejtuar Qeverisë së vendit me shpresën që do të mbështesë financiarisht ndonjë projekt të planifikuar kapital apo projekt tjetër më rëndësi për këtë vit, financimin e të cilave arkat komunale vetë nuk e përballojnë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, njëjtë sikur edhe në të kaluarën, seleksionimi mes komunave në mbështetjen financiare të projekteve nga Qeveria, dikujt më shumë e dikujt më pak, varësisht nga subjektet që janë në pushtetin qendror dhe atë lokal, nuk ka shënuar ndryshim të madh as me Qeverinë e re qendrore.

Në katër komunat e rajonit të Pejës ky seleksionim është i prekshëm në projektet e dërguara për këtë vit, që janë aprovuar apo refuzuar të financohen ose bashkëfinancohen nga niveli qendror.

Komuna e Deçanit e drejtuar nga AAK-ja, për dallim nga qeveritë e kaluara qendrore që nuk e kanë mbështetur aq shumë në projektet e saj, kësaj here Qeveria e drejtuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kthyer sytë kah kjo komunë, së cilës do t’i dalë financiarisht në krahë për realizimin e projekteve tashmë të aprovuara për vitin 2018... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme