Dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit në Malishevë

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit në Malishevë

12 janar 2018 18:07

Ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës në Malishevë, pasi që grupet politike nuk kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e tij.

Sipas një njoftimi të Komunës së Malishevës, mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, e thirrur për këtë të premte, është shtyrë për të hënën e ardhshme.

“Duke parë moskoordinimin e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, me propozimin e Kryetarit të Komunës, i cili edhe e ka thirrur mbledhjen e parë, kryesuesja e mbledhjes, Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër në kuvend, e ka shtyrë mbledhjen për të hënën e ardhshme”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme