Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në Gjilan nis manifestimi tradicional “Flaka e Janarit 2018”, i cili i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demonstratave për Flamur.
“Gjatë këtij muaji, fokusi kryesor është manifestimi “Flaka e Janarit”, i cili i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demonstratave për Flamur. Ky manifestim është tejet i rëndësishëm pasi i kushtohet vlerësimit të dëshmorëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për ditët e sotme. Këtë vit, do ta nderojmë edhe njeriun i cili dha shumë për lirinë e shqiptarëve, heroin Metush Krasniqi”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas agjendës, Haziri pret në takim rektorin e UKZ “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, pas këtij takimi, Haziri dhe ekipi i tij bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve, dhe pastaj do ta vizitojnë edhe Kazermën e FSK-së në Gjilan.