Arbëri

Deponia e ish-objektit të ETC-së po rrezikon banorët në Ferizaj

Tash e gjashtë muaj është shembur objekti i ETC-së për t’i hapur rrugë të riut pak metra më larg, por deponia pas shembjes së objektit po rrezikon banorët e rrugës “Driton Islami” në Ferizaj.

Në këtë deponi mbeturinash qentë endacakë po rrezikojnë fëmijët që kalojnë përskaj ish-objektit.

“Është shndërruar në një deponi të hapur midis lagjes tonë. Po u rrezikohet jeta fëmijëve nga qentë endacakë që po mblidhen në deponi. Për më tepër, po vijnë mbledhës së hekurishteve dhe po mundohen të nxjerrin armaturat e shtyllave të rrëzuara të betonit”, ka thënë një banor i lagjes, duke mos dashur t’i përmendej emri.

“Është pamje e tmerrshme, sikur te ishte shkatërruar nga një stuhi a cunami”, ka thënë ai për portalin Koha.net.

{gallery}