Arbëri

Ambasada britanike, MKK dhe BE financojnë dy projekte në Komunën e Klinës

Në Komunën e Klinës do të realizohen dy projekte të rëndësishme. Njëri prej tyre ka të bëjë me rregullimin e rrugës deri te Manastiri i Budisalcit dhe projekti tjetër ka të bëjë me kthimin dhe integrimin e personave të zhvendosur.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është takuar me zyrtarët e IOM-it, që implementon këto dy projekteve.

“Komuna e Klinës është e gatshme të ofrojë gjithë potencialin e nevojshëm në realizimin e këtyre dy projekteve. Çdo projekt është i rëndësishëm dhe ne shprehim gatishmërinë tonë për të ndihmuar në këtë drejtim”, ka thënë Elezaj.

Projekti për asfaltimin e rrugës 500 metra deri të Manastiri i Budisalcit është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe me 32 mijë euro dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim me 8 mijë euro. FSK do të bëjë rregullimin, trasimin dhe shtruarjen e rrugës me zhavorr ndërsa firma e kontraktuar do të bëjë asfaltimin.

i dytë ka të bëjë me kthimin dhe integrimin e personave të zhvendosur nga Kosova, faza e pestë. Këtu parashikohet ndihma në kthim dhe integrim të komuniteteve të zhvendosur, serbë, ashkali, egjiptianë dhe romë që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.

Projekti do të zgjasë 42 muaj dhe përfshin rindërtimin e shtëpive dhe asistencë në gjenerimin e të hyrave për familjet që kthehen.

Ky veprim do të kontribuojë në një shoqëri multietnike stabile në Kosovë duke mundësuar kushte jetësore të qëndrueshme dhe integrim të personave të zhvendosur në shoqërinë kosovare, duke përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit dhe rajon.

Aktorët kyç janë MKK-ja, Zyra Kthimit në Klinë, Grupet Punuese Komunale, organizatat lokale ndërkombëtare dhe Agjencionet e Kombeve të Bashkuara.