Prokuroria e Gjilanit heton veprimet e Sektorit të Urbanizmit dhe Inspektoratit Foto: Koha

Prokuroria e Gjilanit heton veprimet e Sektorit të Urbanizmit dhe Inspektoratit

09 janar 2018 09:47

Prokuroria Themelore e Gjilanit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka konfirmuar nisjen e hetimeve ndaj zyrtarëve të Urbanizimit dhe atyre të Inspektoratit për ndërtimet te hapësira e ish-Fabrikës së Bukës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fokus të hetimeve ka vendosur objektet e larta të cilat janë ndërtuar në ish-objektin e Fabrikës së Bukës për të cilat deklaron se lejet për ndërtim të lëshuara në këtë zonë janë bërë në kundërshtim me ligjin dhe se ishte ndërruar edhe destinimi dhe tjetërsimi i pronës së privatizuar.

Jetish Maloku, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka deklaruar se ata janë në fazën e hetimeve dhe grumbullimit të fakteve për këtë proces... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme