Arbëri

Vizitorët e Brezovicës paguajnë taksa pa kuponë fiskalë

Descriptive Text

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor dy ditë ma parë ka vendosur laurën në hyrje të Qendrës së skijimit, teksa pagesa po bëhet pa kuponë fiskalë.

Për një person pagesa është 1 euro, për vetura 2 euro, teksa për autobusë 5 euro. Beqir Fejzullahu, ish- nënkryetar i Komunës së Shtërpcës, ka thënë se gjatë 3 vjetëve të fundit qytetarët e Kosovës e kanë vizituar këtë qendër pa ndonjë taksë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq në të kaluarën nga parkimi i kësaj qendre turistike brenda vitit janë arkëtuar rreth 30 mijë euro si të hyra vetjake të Komunës.

“Deri tashti ka funksionuar kjo qendër pa ndonjë pagesë, andaj për 3 vjet me radhë si komunë patëm marrë lëvdata nga qytetarët për këto lehtësi. Mirëpo, vendosja e laurës në hyrje të Qendrës turistike është vendim i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët e kanë vlerësuar se kështu duhet të funksionojë”, ka thënë shkurt Fejzullahu.

Nga ana tjetër, megjithëse ka tentuar, KD-ja gjatë së hënës nuk ka mundur të merrte një deklaratë rreth kësaj çështjeje nga zyrtarët e MMPH-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)