Arbëri

LDK merr nënkryetarin dhe tri drejtori nga koalicioni me VV-në në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë bërë bashkë për të qeverisur Prizrenin.

Posti i nënkryetarit dhe Drejtoria e Urbanizmit, Shëndetësisë dhe Bujqësisë do të udhëhiqen nga LDK-ja në mandatin 4-vjeçar, raporton KTV.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se koalicioni është arritur në bazë të përafrimeve programore, për të siguruar qeverisje zhvillimore e pa afera korruptive.

Edhe “Vetëvendosje” thotë se arritja e koalicionit me LDK-në është bërë pas harmonizimit të programit qeverisës.

Sipas Arbër Rexhajt, nënshkrimi i koalicionit do të bëhet pasi të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal dhe pas caktimit të emrave për të udhëhequr drejtoritë komunale.

Përveç me LDK-në, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, marrëveshje koalicioni ka arritur edhe me Nismën për Kosovën dhe partitë e minoriteteve.

Vetëvendosje në Prizren ka 7 asamblistë, LDK-ja 6 dhe Nisma për Kosovën 4.