Arbëri

LDK-ja e Nisma akuzojnë Komunën për favorizime në punësim

Përzgjedhja e ish-drejtoreshës për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Elhame Berisha-Zogaj, si kandidate më e suksesshme në dy konkurse të shpallura nga Komuna e Prizrenit për pozita të ndryshme ka ngjallur reagimet e partive opozitare, shkruan sot Koha Ditore.

Dega e LDK-së dhe ajo e Nismës në Prizren kanë theksuar se qeveria komunale ka humbur moralin dhe kredibilitetin prej vitesh, ndërkohë që veprimet e fundit arrijnë kulmin në këtë drejtim.

Dega e LDK-së përmes një reagimi ka shprehur indinjatën lidhur me konkurset e punësimeve në Komunën e Prizrenit, duke pohuar se tash e sa kohë ato aplikohen sa për sy e faqe përkatësisht “sa për të përmbushur një obligim kinse ligjor”..(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.