Arbëri

1 milion euro investim për parkingun nëntokësor

Komuna e Gjilanit e ka gati projektin për parkingun nëntokësor, i cili parashihet të ndërtohet në qendër të qytetit, përkatësisht në hapësirat ku kishte qenë i vendosur ish-objekti i kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena”. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjilan ka përfunduar studimin e fizibilitetit për parkingun nëntokësor dhe se ka në plan që ky investim të ndodhë nëpërmjet partneritetit publiko-privat.

Agim Zuzaku, drejtor për Zhvillim Ekonomik, deklaron se ata do të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin për këtë projekt tek Komiteti për Partneritet Publiko- Privat (PPP) në Prishtinë dhe se shpreson se do të marrë aprovimin në mënyrë që të fillohet me procedurat për shpalljen e procedurave të interesit, ku do të ftoheshin kompanitë private për investim, shkruan sot Koha Ditore.

Zuzaku thotë se komuna ka interes që këtë projekt të zhvillojë përmes PPP-së meqë kjo do të ketë hisenë e saj dhe partneri privat do të ketë hisenë e vet sipas interesave që akordohen në mes të dyja palëve...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.