Arbëri

Mamusha shpërfill kërkesën për shërbim të auditimit të brendshëm

Komuna e Mamushës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për kryerjen e shërbimit të auditimit të brendshëm, ani pse kjo mangësi është evidentuar rregullisht në vitet e fundit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Një gjë e tillë ka shtyrë edhe monitoruesit nga shoqëria civile që t’i bëjnë thirrje përbërjes së re të Ekzekutivit dhe të Kuvendit të Komunës për të marrë masa adekuate për adresimin e rekomandimeve të Auditorit, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe kërkesa për themelimin e Njësisë së auditimit të brendshëm në Komunën e Mamushës, shkruan sot Koha Ditore.

Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë të ditur se kjo komunë ka marrë vërejtje të theksuara nga Auditori lidhur me menaxhimin e financave publike.” Mosadresimi i rekomandimeve nga autoritetet komunale dhe mungesa e masave të duhura në vazhdimësi ka bërë që Komunës së Mamushës t’i jepen vërejtje të theksuara sa i përket menaxhimit të financave publike nga ana e Zyrës Kombëtare të Auditorit”, ka thënë Cahani. Ai ka pohuar se auditimi i brendshëm është një domosdo në këtë aspekt...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.