Rrëshqitje dheu e gurësh në rrugë Restelicë – Dragash

Rrëshqitje dheu e gurësh në rrugë Restelicë – Dragash

03 janar 2018 15:08

Sipas kumtesës së Ministrisë së Infrastrukturës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe të dheut në aksin rrugor Restelicë – Dragash.

Pas rrëshqitjes, transmeton Koha.net, është bllokuar për qarkullim ky aks rrugor, por menjëherë është intervenuar nga kompania e mirëmbajtjes e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, e cila tashmë veçse e ka hapur njërën korsi të rrugës për lëvizje të makinave dhe qytetarëve.

Me këtë rast u bëhet thirrje qytetarëve që kalojnë nëpërmjet këtij aksi rrugor që të lëvizin me kujdes të shtuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme