18 infermierët më të mirë të vitit

18 infermierët më të mirë të vitit

03 janar 2018 11:21

Fëmijët dhe gratë lehona më së shumti kanë nevojë për shërbime mjekësore, këshillime dhe trajtime të veçanta, ndaj Komuna e Ferizajt është shpallur ndër 8 komuna të Kosovës fituese nga UNICEF-i për infermierët më të mirë, të cilët po i kryejnë vizitat shtëpiake te këto familje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Ferizajt, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNICEF-in, që nga viti 2015 është duke e realizuar këtë projekt të vizitave shtëpiake për fëmijë të porsalindur e deri në moshën 30-vjeçare, dhe njëkohësisht duke i këshilluar lehonat rreth gjidhënies, vaksinimit të fëmijëve etj.

Fëmijët e porsalindur e deri në moshën 3-vjeçare vizitohen së paku pesë herë nga infermierët. Ndërkaq në 3 ditët e para të lindjes ata vizitohen për çdo ditë për ta përcjellë gjendjen shëndetësore të tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme