Ndërtimi i objektit të gjykatës në Pejë, peng i lokacionit Foto: Koha

Ndërtimi i objektit të gjykatës në Pejë, peng i lokacionit

03 janar 2018 10:20

Gjykata Themelore e Pejës bashkë me tri degët e saj në Deçan, Klinë dhe Istog shërbimet e nivelit të parë i ofron për rreth 215 mijë banorë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Degët e gjykatës në Deçan, Klinë dhe Istog merren vetëm me rastet që janë kompetencë e Departamentit të përgjithshëm, derisa rastet e tjera që hyjnë në kompetencë të Departamentit të krimeve të rënda dhe Departamentit për të mitur zgjidhen në Gjykatën Themelore të Pejës.

Vjet kjo gjykatë në Pejë ka pasur në tavolinë 54 mijë lëndë, prej të cilave i ka zgjedhur 27 mijë sosh.

Mirëpo, për t’ i trajtuar të gjitha lëndët objekti i vjetër i kësaj gjykate, i ndërtuar në fillim të viteve ‘60 nuk ka hapësirë të mjaftueshme për punë. Prandaj në këtë vit të ri kjo gjykatë hyn me dëshirën për gjetjen e një lokacioni dhe ndërtimin e objektit të ri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme