Niveli qendror e vlerëson të ligjshëm betimin e kryetarit Haskuka Foto: Koha

Niveli qendror e vlerëson të ligjshëm betimin e kryetarit Haskuka

03 janar 2018 09:35

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se betimi nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës është realizuar në përputhje me dispozitat e Ligjit të vetëqeverisjes lokale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, ani pse mbledhja ishte ndërprerë nga anëtari më i vjetër që kryesonte mbledhjen, anëtari tjetër më i vjetër i KK-së kishte konstatuar se kishte kuorum për vazhdimin e seancës.

“Në këtë mbledhje, në përputhje më Ligjin nr.03/L-040 të vetëqeverisjes lokale, neni 57.1, është betuar kryetari i zgjedhur i Prizrenit, Mytaher Haskuka”, thuhet në përgjigjen e Divizionit për komunikim publik të MAPL-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme