Dekori i fshatit Pjetërshan në Gjakovë tërhoqi shumë vizitorë për Vitin e Ri

01 janar 2018 21:58

Nuk kanë ndriçim publik nga Komuna e Gjakovës por banorët e fshatit Pjetërshan hapësirën përreth famullisë e kanë shndërruar në një atraksion turistik për shkak të dekorit për festa.

Ilir Shala tash e katër vjet i bashkohet grupit të të rinjve të Pjetërshanit për rregullimin e ambientit të Famullisë “Shën Jozefi Punëtor”, raporton KTV.

Besim Ndau, i cili organizon këta të rinjtë, tregon se prej 10 vitesh janë marrë me rregullimin e kopshtit të kishës.

Edhe për natën e ndërrimit të moteve e edhe në ditë tjera festive, Pjetërshani sipas Ndaut është vizituar nga qytetarë të besimeve të ndryshme.

Zbukurimet do të jenë aty deri në gjysmën e janarit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme