Në Prizren kishte qytetarë që festuan në rrugë, por jo organizim nga Komuna

01 janar 2018 19:12

Prizreni dukej i qetë, deri pak para mesnatës.

Kur po afrohej ora e ndërrimit të moteve, rrugët e qytetit u mbushën me qytetarë për të kremtuar Vitin e Ri, raporton KTV.

Fishekzjarrët nuk munguan. Qytetarët presin që 2018-a të sjellë më shumë të mira.

Festës së prizrenasve, iu bashkuan edhe qytetarë nga Kukësi i Shqipërisë.

Ndonëse nuk kishte organizim të qeverisë komunale të Prizrenit, shumica e qytetarëve festuan nëpër shtëpitë e tyre. Festës në qendër të qytetit nuk i është bashkuar kryetari, Mytaher Haskuka, i cili ka thënë se ndodhet jashtë vendit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme