Arbëri

Japonezi zgjedh Prizrenin për të pritur Vitin e Ri

Japonezi Rick Kumazava këtë vit zgjodhi Prizrenin për të kremtuar ndërrimin e moteve në Prizren.

Thotë se erdhi për të festuar me të dashurën e tij dhe familjen e saj, raporton KTV.

Kumazava thotë se i ka pëlqyer shumë dekorimi, siç e quan, artistik i qytetit.

Ai tregon edhe për ngjashmëritë dhe dallimet e kremtimit të Vitit të Ri në Japoni e Kosovë.

Rick Kumazava me profesion është aktor dhe ka disa vite që vjen në Kosovë për të marrë pjesë në festivalin “Doku Fest”.