Udhëheqësit e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda së bashku me ish-kandidatin për Kryetar të Prizrenit, Veton Qipa, vizituan kryetarin e ri të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Sipas njoftimit për media të kësaj partie, liderët e Alternativës e uruan Haskuka për detyrën e re si kryetar i Prizrenit dhe njëkohësisht i ofruan mbështetje me të gjitha kapacitetet profesionale dhe intelektuale të Alternativës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithashtu, Kryetarja Mimoza Kusari-Lila, bazuar edhe në përvojën e saj qeverisëse, shprehu gatishmërinë që ta mbështesë kryetarin Haskuka në punën për realizimin e planeve për mandatin 4 vjeçar, në funksion të zhvillimit më të hovshëm të qytetit të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Alternativës.