Heroi i puseve të Surkishit Foto: Koha

Heroi i puseve të Surkishit

19 mars 2017 11:58

Jeta gumëzhitëse është kthyer në një qetësi absolute në lëndinën përgjatë rrjedhës së ujit në fshatin Surkish, në juglindje të Podujevës. Qetësia aty thyhet vetëm në rast të reshjeve të mëdha, kur uji del rrëmbyeshëm nëpër arat sipër shtratit.

“Pusat e Surkishit” që shtrihen në formë gjarpri nga fshati Ballofc e deri në fshatin Lluzhan të Podujevës, nuk janë më si dikur, shkruan sot “Koha Ditore”. Kallami-lloj bari që dikur përdorej nëpër tavane para suvatimit- dhe shavari kanë mbuluar pjesën më të madhe të ujit e të bregut të tyre.

Edhe heroi i këtyre puseve, Latif Llugaliu (1931), nuk është më i tillë. Gjithçka duket se i takon një epoke tjetër. Atëherë kur kishte gjallëri këtu. Kur të vërtetat ktheheshin në legjenda.

Latif Llugaliu është më i vjetri i fshatit. Ai që nga mosha pesëvjeçare mban mend ditët që i kalonte në këto puse që burojnë nga toka, por që janë ngjitur njëra pas tjetrës si lumë. Plaku 86-vjeçar kujton me nostalgji kohën kur tërë verën e kalonte këtu.

Disa prej puseve më të njohura që mbajnë edhe emrat e tyre të veçantë, i kanë qëlluar ngjitur me arat e tij, rreth 100 metra larg shtëpisë. Më i afërti është “Pusi i Petkave”, në të cilin gratë e kohës i lanin rrobat. Latifi tregon se këtë nuk e bënin vetëm gratë e Surkishit, por aty vinin edhe nga fshatrat e tjera përreth.

Pastaj “Pusi i Hallës Tahire”, të cilit i kishte mbetur ky emër pasi ajo arën e kishte përskaj tij. Pas tij vjen “Pusi i Asqerit”, pastaj ai “Pusi i Barit”, që ishte kryesori i të gjithëve. Legjendat nuk mungojnë për puset e Surkishit. Thuhet se ishin pa fund. Por ishte dikush që mund t’ua prekte fundin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme