Lluka diskuton me Gashin për zhvendosjen e banorëve të Hades e Shipitullës

Lluka diskuton me Gashin për zhvendosjen e banorëve të Hades e Shipitullës

29 dhjetor 2017 14:08

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, së bashku me nënkryetarin, Ajet Berisha takuan ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se, “në këtë takim u diskutua për çështjen e implementimit të Ligji për Obiliqin, çështjen e kogjenerimit, çështjen e funksionalizimit të ‘Zonës Industriale’, problemin e zhvendosjes së banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë si dhe rrënimin e objektit të vjetër të shtëpisë së kulturës”.

Të dy palët u pajtuan për zgjidhjen e këtyre problemeve si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme