Arbëri

Komuna kompenson 900 parcela private me buxhet komunal

Qeverisja lokale e Gjilanit ka hyrë në obligime shpronësuese në vlerë prej 6 milionë eurosh për ndërtimin e parkut të qytetit me hapësirë prej 6 hektarësh.

Parku më i madh i qytetit pritet të ndërtohet te zona “Livadhet e Arapit”, e cila nis nga qendra e Gjilanit në drejtim të fshatit Malishevë. Në këtë zonë pritet të shpronësohen rreth 900 parcela, ku shumica kanë titullarë pronarët privatë, shkruan sot Koha Ditore.

Sadudin Berisha, drejtor i Kadastrës dhe Gjeodezisë, ka deklaruar se kanë filluar procesin e shpronësimit në këtë zonë dhe se pronarët privatë do të kompensohen nga buxheti i Komunës.

Thotë se këto pagesa do të kryhen brenda mandatit 4- vjeçar. “Iniciativa ka qenë e kryetarit të Komunës e dy drejtorive të Gjeodezisë dhe Urbanizmit dhe janë realizuar të gjitha procedurat e parapara me ligj, dhe në bazë të saj ne kemi marrë vendimet preliminare për të gjitha këto parcela...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.