Arbëri

Kompanitë e autobusëve të Lipjanit kërkojnë qasje te rrethi i flamurit në Prishtinë

Kompanitë e autobusëve të Lipjanit po kërkojnë që komuna e Prishtinës t’u lejojë qasje te rrethi i flamurit për t’i marrë udhëtarët e asaj ane.

Sipas tyre, për shkak që qytetarët nuk shkojnë në stacionin e autobusëve detyrohen të hyjnë te ky rreth ilegalisht.

Nuk kanë të numëruar dënimet që kanë marrë shoferët për këtë shkak.

të cilët punojnë dhe studiojnë në Prishtinë, thonë se shkuarja në stacion shumicës prej tyre nuk u konvenon, për shkak të largësisë derisa këtë e konsiderojnë si të padrejtë.

Në komunën e Prishtinës thonë se Obiliqi dhe Fushë-Kosova kanë marrëveshje për lëvizje brenda qytetit.

Sipas shefit të shërbimeve publike Habib Qorri, komuna e Lipjanit duhet të bëjë kërkesë për kësi lloj marrëveshje në mënyrë që të bëhet një zgjidhje.

Ndërkaq, zyrtarë të komunës së Lipjanit kanë thënë se janë të gatshëm dhe do të interesohen që ky problem të përfundojë sa më parë.