Juniku bëhet me qendër për pajisje me dokumente personale dhe për regjistrim të veturave

Juniku bëhet me qendër për pajisje me dokumente personale dhe për regjistrim të veturave

28 dhjetor 2017 17:01

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka përuruar qendrën për pajisje me dokumente dhe regjistrim të veturave në komunën e Junikut.

Zëvendësministri i MPB-së, Abduselami Shkodra, tha se hapja e kësaj qendre do të ndikojë në ngritjen e efikasitetit dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Komunës së Junikut.

Ai u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë edhe më tej të përkrahë projekte që ofrojnë kushte më të mira për qytetarët.

Ndërsa kryetari i Junikut, Agron Kuçi theksoi se kjo ka qenë një nder objektivat e komunës që edhe në këtë komunë qytetarët do të kenë mundësi që të aplikojnë dhe të pajisen me dokumente personale dhe për regjistrim të veturave.

Ndryshe, deri më tani qytetarët e kësaj komune shërbimet i kanë kryer në Deçan.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme