Lipjani trefishon kompanitë për mirëmbajtje rrugësh

Lipjani trefishon kompanitë për mirëmbajtje rrugësh

28 dhjetor 2017 11:54

Banorët e fshatrave Mirenë dhe Shalë të Lipjanit me arsyetimin se në muajin janar të këtij viti disa ditë me radhë kanë mbetur të bllokuara nga bora, kërkojnë nga Komuna që për këtë sezon ta rrisin angazhimin për mirëmbajtjen e rrugëve malore, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, zyrtarët komunalë të Lipjanit kanë thënë se derisa banorët e disa fshatrave gjatë vitit të kaluar janë përballur me bllokim rrugësh nga reshjet e borës, sivjet kanë rritur potencialet tri herë më shumë për pastrim rrugësh, madje edhe trotuaret brenda qytetit do të pastrohen vazhdimisht.

Lulzim Zejnullahu, banor nga fshati Mirenë, ka thënë se banorët në mënyrë të organizuar kanë kërkuar nga Komuna ta shtojnë potencialin e mirëmbajtjes së rrugëve për territorin e Drenicës derisa në vitin e kaluar janë përballur me bllokim rrugësh.

(Gjerësisht lexoni sot Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme