Ramosaj: Me subjektet opozitare bashkëpunim, jo koalicion

Ramosaj: Me subjektet opozitare bashkëpunim, jo koalicion

28 dhjetor 2017 10:29

Pas tetë vjetësh me radhë si drejtor i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Deçanit, Bashkim Ramosaj edhe zyrtarisht, pas betimit të dhënë më 14 dhjetor, ka ndërruar zyrën e tij të drejtorit me atë të kryetarit të Komunës, për të cilin post ai më 22 tetor kishte fituar bindshëm që në raundin e parë me 64.26 për qind të votave të fituara, shkruan sot Koha Ditore.

Fitorja e lehtë nuk do ia lehtësojë aspak punët që e presin në katër vjetët e ardhshëm, pasi si drejtor komunal dy mandatet e fundit i njeh mirë problemet me të cilat përballet kjo komunë, si dhe nevojat që i kanë qytetarët e kësaj komune. Megjithëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që nga viti 2007 ka qeverisur e vetme me këtë komunë dhe do të vazhdojë të qeverisë edhe katër vjetët e ardhshëm, Ramosaj synon që qeverisja e tij të dallojë nga të tjerët para tij.

Prioritet parësor Ramosaj tregon se ka qeverisjen me transparencë të plotë dhe bashkëpunim me qytetarët.

(Gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme