Arbëri

Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit komunal të Obiliqit

Descriptive Text

Në mbledhjen inauguruese të mbajtur sot, në prani të qytetarëve të shumtë dhe mediave, u bë betimi i Kryetarit dhe deputetëve të Kuvendit komunal të Obiliqit.

Në fjalën e tij pas betimit, kryetari, Xhafer Gashi, u zotua që do të vazhdojë të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, transmeton Koha.net.

Po ashtu, kërkoi përkrahjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit Komunal, që të punojnë bashkërisht ngaqë Komunën e presin sfida të mëdha siç është implementimi i Ligjit për Obiliqin e shumë projekte të tjera.