Arbëri

Çalon bashkëpunimi i Gjilanit me komunat e binjakëzuara

Komuna e Gjilanit deri në vitin 2007 është binjakëzuar me 4 komuna, siç janë komunat: Yildrim- Turqi, e Kukësit -Shqipëri, e Ipperit- Belgjikë dhe e Luterbahut - Francë.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se programi i partneritetetit ka përfunduar me Komunën e Ipperit në Belgjikë dhe me atë të Luterbahut të Francës dhe, sipas tij, deri tashti nuk ka pasur iniciativë që të zhvillohet edhe më tej bashkëpunimi midis tyre.

“Kemi iniciativa të komunave në Austri dhe në Zvicër me ndertue një lloj partneriteti, por tashti ka ndryshuar forma e partneritetit, sepse Kosova nuk trajtohet si një vend i pasluftës me nevojë, për ndërtim të kapacitetesh, për ndihma humanitare. Partneriteti me Lutermbaun i ka dhënë Gjilanit dhjetëra mjekë të rinj që kanë studiuar në Salzburg dhe që janë specialistë mjekë, dhe kanë shëruar qindra fëmijë me probleme të zemrës, me anomali të lindura, si dhe kanë ndihmuar qindra familje të Gjilanit. Një qytet i vogël, i cili ka 5 mijë banorë. Edhe me Iperin, i cili nuk është shumë i njohur në Gjilan, që ndodhet te shkolla "Abaz Ajeti" do të përpiqemi ta rifunksionalizojmë vitin e ardhshëm bashkëpunimin”, ka thënë Haziri.

Mirëpo dikush po kërkon që Komuna e Gjilanit të binjakëzohet me komunat e tjera sipas konceptit të afërsisë gjeografike.

Ndërsa propozimin për binjakëzim me Preshevën, Bujanocin dhe me Likovën e shoh të logjikshëm, por duhet të realizohet në praktikë, jo veç në letër”, ka thënë ai… (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).