Arbëri

Kristina Gashi- Bytyçi, kryesuese e Kuvendit të Ferizajt, Sfarça i premton Aliut bashkëpunim

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur mbledhjen e parë konstituive, ndërsa me 22 vota për 4 vjetët e ardhshëm kryesuese e tij është zgjedhur Kristina Gashi- Bytyçi.

Ajo ka falënderuar të gjitha strukturat e PDK-së dhe këshilltarët e KK-së për besimin e dhënë. Ajo është zotuar se do t’i kryejë kompetencat në cilësinë e kryesuesit të KK-së me nder e besnikëri në mënyrë të paanshme dhe në pajtim me ligjin për të siguruar kushte për një jetesë të qetë për të gjithë qytetarët e kësaj komune.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në fjalën e tij falënderuese ka thënë se marrja e përgjegjësisë së një qyteti është një moment i veçantë. Ai është zotuar se me partneritetin funksional me qytetarët e Ferizajt do t’i tejkalojnë vështirësitë ekzistuese. Ferizaj do të konsolidohet në rrugën drejt transformimit në një komunë elitare në të gjitha fushat, ka theksuar Aliu.

Komuna e Ferizajt ka organizuar një ceremoni solemne për pranim-dorëzimin e detyrës së kryetarit të Komunës pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të fundit.

këtë rast, të mërkurën, kryetari i deritashëm i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ia ka dorëzuar një varg vendimesh dhe dokumentesh të rëndësishme kryetarit të ri Agim Aliu. Sfarqa ka thënë se ka obligim në krijimin e kushteve më të mira për një bashkëpunim më të thellë me Aliun në aspektin politik dhe njerëzor...(më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).