Arbëri

Gjermania e mbështet Mitrovicën me projekte të ndryshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt gjatë ditës ka qëndruar në Mitrovicë dhe është takuar me kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Me këtë rast Bahtiri e njoftoi ambasadorin me disa nga zhvillimet në Komunë për të cilat u interesua mysafiri.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt tha se Gjermania në këtë qytet është e pranishme përmes Organizatës DIAKONIE e cila e mbështet Mitrovicën me projekte të ndryshme.