Arbëri

Në Rahovec diskutohet për Ligjin e verërave

Organizuar nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor të kryesuar nga Daut Haradinaj, kryetar i këtij Komisioni, dhe anëtarëve të tjerë ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në shtëpinë e Verës sot u diskutua për Ligjin e Verërave, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Ky takim pune u mundësia në bashkëpunim edhe me KDI-n dhe USAI-in.

Latifi ka falënderuar të pranishmit për mbështetjen që po japin në përpjekjen që të ketë një ligj sa më të mirë e më të plotë për verërat, transmeton Koha.net.

Ai është shprehur po ashtu se, “verërat tona kanë cilësi dhe shije, ato janë të kërkuara brenda dhe jashtë shtetit. Këtë e ndiejmë, e shijojmë edhe ne. Sikurse dihet, prodhuesit tanë kanë nevojë për shumë më shumë kushte e më shumë lehtësira nga shteti, në mënyrë që të rritet konkurrenca e prodhimeve të tyre. Këto lehtësira dhe këtë mbështetje besojmë se do ta gjejnë edhe në një ligj të mirë e kompaktibil me nevojat dhe kërkesat, e që të rriten mundësitë e prodhuesve tanë. Për këtë sot jemi mbledhur që të debatojmë”.

Haradinaj ka thënë se, “si kryetar i komisionit do të bëjë përpjekje që në vazhdimësi t’u dalim në mbështetje të gjithë bujqve të Kosovës me theks të veçantë të komunës së Rahovecit. Po ashtu do të krijoj mundësi që bujqit e Rahovecit t’i marrin subvencionet me kohë në mënyrë që të mos ketë vonesa të pa arsyeshme që do t’iu vështirësonin punën e tyre”.

Sipas tij do të shikohet mundësia se si të hiqet akciza për verërat, në mënyrë që të rritet interesimi i bujqve në këtë sektorë mjaft të rëndësishëm për komunën e Rahovecit dhe jo vetëm.