Arbëri

Begaj zotohet të punojë për mirëqenien e qytetarëve të Malishevës

Descriptive Text

Seanca inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës është mbajtur të hënën, në kuadër të së cilës kryetari i rizgjedhur, Ragip Begaj, dhe 31 këshilltarët e organit më të lartë vendimmarrës kanë dhënë betimin solemn si dhe e kanë nënshkruar deklaratën e betimit.

Kjo mbledhje është drejtuar nga Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër e Kuvendit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Begaj u zotua se do të angazhohet maksimalisht për mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Malishevës”, thuhet në njoftimin e Zyrës komunale për informim.

Kuvendi i Komunës së Malishevës përbëhet nga pesë subjekte politike: NISMA me 11 anëtarë, PDK me 9 anëtarë, LDK me 6 anëtarë, VV me 4 anëtarë dhe AAK me 1 anëtar.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është zgjedhur për herë të dytë në krye të Komunës dhe do ta udhëheqë Komunën e Malishevës edhe për një mandat katërvjeçar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)