Arbëri

Policia në Malishevë u tregon nxënësve për pasojat nga droga, për dhunën e keqpërdorimin e teknologjisë

Në kuadër të angazhimeve të saj, me qëllim të parandalimit të përdorimit të substancave narkotike nga të rinjtë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Stacionin Policor në Malishevë, sot në SHFMU “Naim Frashëri” në Banjë, ka mbajtur ligjëratën për “Pasojat e përdorimit të substancave narkotike”.

Ligjëratat i ka mbajtur togeri policor Bajram Nuhi, shef i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim në këtë drejtori të policisë, në mbështetje edhe ka zyrtarët e policor të stacionit në Malishevë, Sala Bytyqi dhe Halime Bytyqi.

Ligjërata është mbajtur me dy klasat e nënta te kësaj shkolle me rreth 45 nxënës pjesëmarrës, ku është prezantuar edhe një dokumentar i shkurtër, me po të njëjtën temë. Gjithashtu janë shpërndarë edhe fletëpalosjet me temat: “Pasojat nga përdorimi i substancave narkotike”, “Dhuna në mes të bashkëmoshatarëve dhe delikuenca e te miturve “ dhe “Keqpërdorimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale të komunikimit”.

Nxënësit e pranishëm në këtë ligjëratë kanë shprehur interesimin e tyre përmes pyetjeve që ata kanë parashtruar, dhe në fund janë shprehur të kënaqur nga përgjigjeje dhe njohurit që kanë marrë gjatë këtyre prezantimeve.

Stacioni Policor i Malishevës do të vazhdojnë me Ligjërata për vetëdijesimin e nxënësve me këto tema, edhe më tutje.