Erërat e forta dhe të reshurat e djeshme të shiut që përfshinë Podujevën me rrethinë, kanë bërë që shumë fshatra të kësaj komune të mbesin pa energji elektrike nga mesnata.
Në fshatin Repë disa shtylla kanë rënë në tokë dhe si pasojë ky fshat dhe 7 të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike.
Banorët e fshatin Kërpimeh ankohen se sa herë ka erëra apo reshje të shiut, ata mbesin pa energji elektrike. Ata thonë se telashet me rrymë kanë nisur qysh para një jave, raporton televizioni publik.
Por, përveç telasheve me rrymë, era e fortë i shkaktoi telashe edhe objektit të ri të Komunës së Podujevës, ku për pasojë kulmi i saj ra në tokë. Për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, nuk pati lëndime.
-
16 dhjetor 2017 23:42
-
Shpërndaje në: