Arbëri

Nesër aksion pastrimi në Gjakovë

Descriptive Text

Let’s Do It Kosova do të organizojë nesër aksion pastrimi në Lagjen Berkoc, afër varrezave të qytetit të Gjakovës.

Aksioni do të fillojë në orën 11:00, ndërsa do të realizohet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Let’s Do It Legal” i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga Let’s Do It Kosova, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Let’s Do It Kosova edhe më tej ju bën thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të marrin pjesë në aksione të tilla të pastrimit, në mënyrë që të largohen mbeturinat e shumta dhe të rritet vetëdija për mbrojtje të mjedisit.