Arbëri

Gjermanët pajisin 15 familje skamnore me mjete bujqësore

Descriptive Text

Ministria e Jashtme e Gjermanisë nëpërmjet organizatës ndërkombëtare humanitare “Arbeiter- Samariter-Bund Deutschland e,V.” ka implementuar një projekt të rëndësishëm, duke i pajisur me mjete bujqësore gjithsej 15 familje nevojtare në Lipjan me vlerë prej 150 mijë eurosh. Qëllimi i ndihmës është që këto familje skamnore të nisin biznese të vogla familjare.

Për realizimin e këtij projekti organizata “ASB” ka krijuar një bashkëpunim mjaft të mirë me Komunën e Lipjanit dhe me Qendrën e Punës Sociale në këtë qytet, shkruan sot Koha Ditore.

Anja Becky, kryesuese e Bashkimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, gjatë shpërndarjes së pajisjeve bujqësore të enjten, ka thënë se këto familje tashmë mund të krijojnë të hyra vetjake, duke zhvilluar bizneset e tyre bujqësore...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.