Arbëri

Haziri paralajmëron ndryshime radikale në qeverisje

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një bisedë për “Koha Ditore”, ka deklaruar se platforma qeverisëse të cilën do të implementojë për 4 vjetët e ardhshëm do të pësojë ndryshime radikale dhe do të përfshijë shumë sfera. Ai ka thënë se do të vazhdojë me projekte që synojnë përmirësimin e infrastrukturës në gjithë komunën.

Këtu përfshihet trajtimi i ujërave të zeza, rehabilitimi i sistemit të ujësjellësit, ndërtimi i rrugëve në qytet, si dhe zgjerimi i hyrjeve dhe daljeve të qytetit. Ai ka bërë të ditur se pas miratimit të kredisë austriake nga Qeveria e Kosovës do të hapet edhe rruga për investimin e 12 milionë eurove në trajtimin e ujërave të zeza, që llogaritet problemi kryesor i qytetit të Gjilanit. Është zotuar për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit, si dhe shtim të hapësirave të gjelbra.

“Do të punojmë në ndërtim të infrastrukturës dhe Gjilani është lidhur me një problem kryesor, i cili është problemi i ujërave të zeza dhe vendosjes së kolektorëve, dhe kolektorët janë ata që do të marrin punën më të madhe, kurse ne do të jemi të kujdesshëm që të mos shpenzojmë mjete pa filluar programi “Soft Loan”. Ai program është lidhja kryesore që do të ndikojë në dinamikën e punimeve në qytet. Do të zgjerohet rrezja e qytetit, ku edhe do të rrënohen objektet, siç është një pjesë e burgut, policisë dhe ekzekutivit, me qëllim të krijimit të hapësirave të gjelbra”, ka thënë ai...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.