Arbëri

Në Drenas asgjësohen 325 kg te artikujve ushqimorë me afat të skaduar

Drejtoria për Inspeksion e Drenasit konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit që nga fillimi i këtij viti e deri më sot, kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të artikujve ushqimorë me afat të skaduar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Pas konfiskimit është bërë asgjësimi i tyre në bashkëpunim me Kompaninë “Pastrimi” në Drenas. Ndërkaq gjatë këtyre ditëve shuma e artikujve të asgjësuar është në sasi prej 323.25 kilogram”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontroll kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë janë marrë masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosovës në fuqi, me nr. 2003/22.

Më tutje në komunikatë thuhet se, “kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Drenasit se në rast të hasjes në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmërojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit”.