Arbëri

Shtrohen me zhavor rrugët e rendit të katërt në fshatra të Drenasit

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, me rastin e fillimit të punimeve në projektin, “Mirëmbajtja e rrugëve të rendit të katër me zhavor”, pas kërkesave të administratorëve, ka filluar punimet në furnizimin-shtrimin me zhavor në rrugët e fshatrave në Nekoc përkatësisht lagjet Fana, Ahmeti, ë fshatin Kizhnarek përkatësisht në lagjen Kastrati poashtu ka vazhduar në fshatin Fushticë të Ultë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Mbikëqyrësi së bashku me menaxherin e projektit ka përcjellë punimet që janë zhvilluar në terren dhe ka konstatuar që punët janë kryer në bazë të paramasës dhe parallogarisë të hartuar nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë.

Drejtoria për Shërbimeve Publike dhe Emergjencë do të vazhdojë me projektin “Mirëmbajtja e rrugëve të rendit të katër me zhavor” në ato vende ku është e nevojshme, me qëllim që t'ua lehtësojë jetesën qytetarëve të Komunës së Drenasit.