Arbëri

Vetëm 12 orë ngrohje në Spital

Menaxhmenti i Spitalit Regjional të Gjilanit, ka bërë të ditur të mërkurën se të kufizuar nga buxheti, aktualisht janë duke ofruar ngrohje vetëm 12 orë.

Ata thonë se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për një rritje të buxhetit të spitalit, mirëpo e cila kërkesë nuk është realizuar shkaku i problemeve buxhetore, shkruan sot Koha Ditore.

Agim Kryeziu, drejtor i Spitalit Regjional të Gjilanit deklaron se atyre u duhen edhe 100 mijë euro që të blejnë lëndë djegëse në mënyrë që të arrihet furnizimi i të gjitha objekteve shëndetësore dhe ngrohja 24-orëshe...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.